Fevziu nxjerr biseda ‘off the record’ me Ramën para emisionit (Foto-Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një video e publikuar në internet në kanalin ‘Youtube’ në adresë të emisionit “Opinon”, shfaq bisedat që nuk u dëgjuan në intervistën televizive që kryeministri Edi Rama dha për “Tv Klan” të enjten e kaluar. Bisedat janë shkëputur gjatë kohës që gazetari Blendi Fevziu dhe kryeministri Rama po diskutonin para fillimit të emisionit.

Diskutimi mes gazetarit dhe kryeministrit fokusohet tek pyetjet për CEZ-in dhe thirrjen që Greqia i bëri shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, për të kryer shërbimin ushtarak. 

Pjesë nga zbardhja e bisedës në studio:

Rama: Për këtë Pirro Vengun ke ndonjë pyetje?

Fevziu: Po si s’e kam mo, atë që do e marrin ushtar grekët… Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm e kanë thirrur për ushtar në Greqi.

Rama: Po ca ka mo? Është njësoj si të thuash kemi kryetarin e opozitës holandez…

Frangaj-Fevziut: Do e pyesësh (Ramën) për atë ushtarin grek?

Fevziu: Po.

Frangaj: Është skandal i madh.

Fevizu: Ushtar i vonuar.

Rama: Po je në vete ti apo jo?

Frangaj: Ushtari i grekut shefi i kabinetit… gjithë të dhënat, sekretet e Ministrisë së Jashtme ia çon grekut.

Rama: Ore zotëri! Kemi dy nënshtetësi ne, muhabet kot… /Telegrafi/

Video këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fevziu-nxjerr-biseda-off-the-record-me-ramen-para-emisionit-foto-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala