Ferronikeli veq 3:0

Autori:Zekirja Shabani

Prizeren, stadiumi ”Përparim Thaçi” : Feronikeli – Ferizaj 3:0

Golashënues; 3, Xh. Shabani, 41, B.Maliqi. 60 L.Ladrofci

Kjo ndeshje e hapë xhiron e 27-të të Raiffeisen Superligës në futboll. Ekipi “qiragji” i Drenasit fitoi bindshëm në Prizren. Ferronikeli filloi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar në fillim të takimit përmes Xhevdet Shabanit.

Të premten lojtarët e Feronikelit dukeshin në formë e ai më në formë ishte Mendurim Olluri i cili shkëlqeu në pjesën e parë duke asistuar bukur për Behar Maliqin i cili shënoi golin e dytë në minutën e 41 për të shkuar të qetë në pushimin e ndeshjes.

Pjese e dytë e lojës filloj mirë për ekipin nga Drenasi. Mirëpo Qemail Elshani assesi të mposhte portierin Ferizajas, Leotrim Rexhepin, i cili në shumë raste doli fitimtarë ndaj sulmueseve të Ferronikelit.

Njëri ndër lojtarët më të dalluar në këtë takim ishte kapiteni L.Ladrovci shënoi golin e sigurisë në min e 60 të. Me këtë rast topi kaloj jo dy po gjashtë shtylla, pasi dy lojtarë të ekipit nga Ferizaj ishin vendosur në port por që të dyve topi u kalon përmes këmbeve për te shënuar rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Tekniku i Feronikelit, Gani Sejdiu largoi nga loja dy futbollistët më të mirë të takimit Mendurim Ollurin dhe Haxhi Shalën për të aktivizuar , Egzon Thaqin dhe Astrit Thaqin mirëpo këto ndryshime perkundër rasteve të shumta për shënim rezultati nuk ndryshoj deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit N.Rraci.

Me këtë fitore Feronikeli arriti në kuotën e 54 pikëve, katër më shumë se Besa e 6 me shumë se Prishtina të cilat do të ndjekin deri në fund duke tentuar që ekipin nga Drenasin ta larogjnë nga pozita e parë. Pozitë kjo që i siguron titullin e parë në histori të Klubit.

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, (A .Thaqi ) Gërbeshi, Lladrovci, B. Shabani, Xh. Shabani, (I. Eminhaziri) Maliqi, Olluri, (E.Gashi) Elshani, Livoreka.

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Hyseni, Qerkini, Tershana,Pira, Idrizi, Bytyqi, Berisha (F.Shabani ), Rusi, Bushi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferronikeli-veq-30/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala