Fermeri që bllokon trafikun çdo ditë me rosat e tij (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një pamje të tillë në rrugët e qytetit tuaj ndoshta nuk mund ta shihni asnjëherë, por kjo është ajo çfarë një fermer bënë çdo ditë në qytetin kinez Taizhou.

Fermeri i nxjerr çdo ditë rosat e tij në një udhëtim për t’i dërguar në një fushë për të ngrënë, që është rreth një kilometër larg.

Ai krejt këtë udhëtim të tyre e bënë vetë, duke përdorur vetëm një shkop të gjatë për t’i udhëzuar rosat e tij që janë shumë në numër, transmeton Gazeta Express.

Rosat i kalojnë rrugët përplot trafik, duke i lënë këmbësorët dhe shoferët të mahnitur nga pamja. Çfarë është më interesantja, ky fermer i nxjerr rregullisht rosat e tij por nuk e ka humbur kurrë asnjë nga ato.

Sipas Metro-s, ky ritual nuk është i pazakonshëm në provincën Zhijeang të Kinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fermeri-qe-bllokon-trafikun-cdo-dite-me-rosat-e-tij-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala