Fermeri gjen një skelet gjigant mamuthi në fushën e sojës

Autori:Avdyl Pajaziti

“Një zbulim epik”, thonë studiuesit e universitetit të Miçiganit. Të hënën e shkuar, James Bristle, nga Lima Township, po plugonte fushën e tij me sojë së bashku me një koleg kur gjetën diçka të çuditshme në tokën me baltë. Menduan se ishte pjesë e ndonjë gardhi të vjetër.

Por në fakt doli se ishte brinja e një mamuthi gjigant që kishte jetuar 11 000­15 000 vjet më parë. Nga gërmimi i mëtejshëm ka dalë në dritë edhe një kafkë e disa vertebra.

Ndërkohë, paleontologët e Universitetit të Miçiganit, me anë të një ekskavatori kanë mundur të rikuperojnë deri më tani 20 për qind të skeletit.

Sipas studiuesve, kafsha prehistorike me shumë mundësi është vrarë nga njerëzit, çka vërteton se zona në fjalë ka qenë e banuar shumë më herët nga sa mendohej.

Deri më tani në Miçigan janë zbuluar mbetjet e rreth 30 mamuthëve, por ai i gjetur në fushën e Bristle është më i ploti i zbuluar deri më tani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fermeri-gjen-nje-skelet-gjigant-mamuthi-ne-fushen-e-sojes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala