Ferizaji nën vëzhgim

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesa më e madhe e Ferizajt së shpejti do të jetë e vëzhguar nga kamerat e sigurisë. Drejtoria e Shërbimeve Publike, bëri sot të ditur se projekti po zbatohet me sukses dhe pritet të përfundojë brenda dhjetorit. Drejtoresha Mimoza Fazliu, tha se do të vendosen 102 kamera në pika të ndryshme të qytetit.

Vendosja e kamerave të sigurisë, është vetëm njëri nga dhjetëra projektet dhe punët që ka përfunduar ose po i përfundon Drejtoria e Shërbimeve Publike. Drejtoresha Fazliu u tha gazetarëve gjatë një konference se gjatë këtij viti është bërë punë e mirë për hapjen e kanaleve të kullimit të tokave, duke shpëtuar dhjetëra hektarë sipërfaqe që rëndom vërshoheshin gjatë pranverës, sidomos në Tërrn dhe fshatrat përreth. Për këtë qëllim janë hapur ose pastruar mbi 8 mijë metra kanale dhe rrjedha të lumenjve.

Ndërkohë janë shtruar mbi 130 mijë metra katrorë rrugë me zhavorr dhe janë mirëmbajtur e po mirëmbahen rrugët e komunës, duke sanuar prishjet.

Aktualisht në fazën e tenderimit është vendosja edhe e gjashtë kontejnerëve nëntokësorë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaji-nen-vezhgim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala