Ferizaji me objekt të ri të Prokurorisë Themelore

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ferizaj sot është inauguruar objekti i Prokurorisë Themelore.

Në ceremoni të pranishëm ishin Ministri i Drejtësisë, hajredin Kuçi dhe  përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kuçi tha se themelimi i Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj është një lajm i mirë për drejtësinë dhe qytetarët e kësaj ane, ku me përkushtim e kemi përmbushur, jo vetëm një vendim politik por edhe një kërkesë të drejtësisë që ta bëjmë infrastrukturën edhe në Ferizaj sikurse në pjesët tjera të territorit të Republikës së Kosovës.

Si Ministër i Drejtësisë, më gëzon fakti që atë që e kemi quajtur arkitekturë e drejtësisë dhe atë që e kemi quajtur bazament për ngritjen e standardeve në drejtësi, tanimë po e bëjmë realitet” ka shtuar ai.

ferizaj-objekti-690x380

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaji-me-objekt-te-ri-te-prokurorise-themelore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala