Ferizaj në prag të zgjedhjeve të parakohshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Forumi Politik i të Rinjve e ka vlerësuar si të tensionuar komukimin politik në mes politikbërësve lokal në Ferizaj. Kjo përshkakun e lëkundjes së marrëdhënieve politike të vendosura në mes forcave politike pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Këto raporte, sipas këtij forumi kanë pësuar ndryshime të jashtëzakonshme duke derivuar tërheqjen e njërit nga partnerët e koalicionit dhe përplasjet e vazhdueshme në mes partnerëve të mbetur të koalicionit me përfaqësuesit e subjektit politik, qeverisës në Ferizaj.

“Mungesa e unifikimit në qëndrime në mes kreut udhëheqës së Komunës së Ferizajt, flet mjaft për tensionin dhe përçarjen e brendshme në koalicionin qeverisës. Shto kësaj, rritja e pakënaqësisë qytetare për mënyrën e qeverisjes së pushtetit aktual është në nivelin më të madh të mundshëm, gjë që faktohet edhe me analizat e anketimet e realizuara nga organizata dhe grupe të ndryshme jashtë qeveritare”, thuhet në një komunikatë të këtij forumi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaj-ne-prag-te-zgjedhjeve-te-parakohshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala