Ferizaj, në momentin e fundit shpëtojnë plakun e sëmurë që e kishin mbuluar krimbat(Foto)

Një rast i pazakonshëm është shënuar në fshatin Dubravë të Ferizajit, ku tre të rinj kanë shpëtuar në moment të fundit një plak të vetmuar, shkruan “lajmpress.com”. Rastin në fjalë e ka përshkruar në facebook hoxha nga Ferizaji, Naser Baftiu, i cili ka postuar edhe disa foto që kanë të bëjnë me rastin. Sipas tij, plaku ka qenë i sëmurë dhe i vetmuar, kurse trupin e tij e kanë mbuluar krimbat.
“Sonte në orët e vona në fshatin Dubrav në Ferizaj pash edhe këtë? Ngjarje që ma terqethi trupin një plak i verbër I vetëm I moshuar I sëmur të cilin e kishin mbuluar krymat këta djem Allahu I shperblefte që kishin zemër të madhe kishin marrë që ta pastronin plakun dhe shtepin e ti për arsye se është në momentet e fundit të jetës së ti Allahu e di me së miri e lus Allahun qe te ja lehtësoj gjendjen Allahu i shperblefte këta djem nëse dikush dëshiron që të ju ndihmoj diqka nga të hollat Allahu i shperblefte ngase kishin nevoj për t’i blerë plakut gjëra duke filluar nga haja pirja dysheki e kështu me radhë o Allahu im mos na sprovo ja rabi”, ka shruar hoxhë Baftiu.