Ferizaj: Konfiskohen armë nga policia

Autori:Gazeta Fjala

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar përmes një komunikate për media se pas një hetimi tek një person i dyshuar kanë konfiskuar armë.

“Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari V.R.(m/sh/k 27 vjeç),mund të ketë armë,  hetuesit policor nga stacioni policor Ferizaj , kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe kanë ndaluar të njëjtin në rrugën e Reqakut,ku gjatë kontrollit i është gjetur një armë në brez,ndërsa pas kontrollit edhe të automjetit të tij është gjetur edhe një armë tjetër, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjellë Klan Kosova.

Armët e gjetura  dhe të konfiskuara:

– 1 pistoletë  VZOR  e kalibrit 7,65 mm

– 1 karikator

– 6 fishekë të kalibrit 7,65 mm

– 1 pistoletë MADE FOR SOTUS

– 1 karikator

– 4 fishekë të kalibrit 7,65mm

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda  procedohet në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaj-konfiskohen-arme-nga-policia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala