Ferizaj bëhet me fabrikë të stofit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova ka nevojë për tërheqjen e investimeve të huaja, duke marrë parasysh se është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe me një shkallë të papunësisë të lartë.

Një kompani gjermane ka vendosur që të investojë kapitalin e saj në Kosovë. Kështu që të premten në Ferizaj do të bëhet inaugurimi i fabrikës për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane.

Ky investim bëhet nga kompania “Eurofol-Kunstoffe Group GmbH” nga Siegen i Gjermanisë, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës.

Me këtë rast, ministri i Diasporës, Valon Murati, do të marrë pjesë në inaugurimin e kësaj fabrike, si dhe kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës për SHBA, Elmi Berisha, dhe koordinatori i rrjeteve të Gjermanisë, Mustafë Abazi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaj-behet-me-fabrike-te-stofit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala