Ferizaj automjete dhe invertar në shitje

Autori:Gazeta Fjala

Komuna Ferizajt shpallë ankand publik për shitje të automjeteve dhe inventarit të Komunës dhe Qendrës së Mjeksisë Familjare në Ferizaj.

Ky ankand i shpallur me 7 shtator, kërkon nga Operatorët Ekonomik që të ofertojnë për automjet dhe për inventar çmimin në total për të dyja. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë deri më datën 22 shtator.

“Asetet e vjetra shiten në kushte “siç janë, ku janë”  dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, shkruan në njoftimin e komunës transmeton Gazeta Fjala.

Shtatë vetura dhe një kamionetë i prijnë listës së automjetev në këtë ankada, tri prej të cilave janë Toyota, dy Fiat një Audi dhe një Lada Niva.

Vetura Audia është e vitit 2003, Lada Niva 2001, Toyotat të vitit 1999, veturat Fiat njëri `97, tjetri `92. Cmimi fillestarë i tyre është 4 mijë euro.

Lista e inventarit për teknologji informative, aparate elektronike dhe inventar nga prodhimi i drurit dhe metalit ka 40 lloje të artikujve.

Në mesin e tyre gjenë shtëpiza, monitora, printera,  fotokopjuese, nxemëse elektrike, makinë për kositje bari, bojlera elektrik, tavolina drurik, karriga druri metali, Lavaman për WC, karrike lëvizëse.

Komuna ka kërkuar që operatorët që konkurojnë në këtë tender-ankand përveç licencës të kenë edhe çertifikatën e regjistrimit të biznesit, çertifikatën e numrit fiskal, deklaratën nën betim dhe sigurimi në vlerë prej 10 % i çmimit fillestar në total për automjete dhe inventor në vlerë prej 500€.

Në njoftim shkruan se shuma e sigurimit të tenderit duhet të ketë 10 përqindëshin e çmimit fillestarë të automjeteve dhe inventarit në total për të cilën ofertoni në periudhë valide prej 30 ditësh.

“Nëse shpalleni fitues me çmimin më të lartë dhe tërhiqeni nga oferta e Juaj  , atëherë garancioni i Juaj humbet.Nëse pranoni blerëjen atëherë shuma e paguar në emër të sigurimit do t’u këthehet pas pagesës për asetet e ofertuara. Për ata që nuk shpallen fitues , garancioni ju këthehet në shumën e plotë”, shkruan në njoftimin e komunës së Ferizajt. / Gazeta Fjala/

ankandi 1

ankandi 2

ankand 3

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferizaj-automjete-dhe-invertar-ne-shitje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala