Ferizaj: Anulohet tenderi për kontinjer nëntokësor

Tenderi për vendosjen e kontinjerëve nëntokësor në komunën e Ferizajt, është stopuar. Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka vendosur që ky tender të anulohet.
Kjo komunë në fillim të shtatorit kishte shpallur fituese kompaninë “Eing com” nga Podujeva, në vlerën e 28 mijë e 500 euro.
Mirëpo ndaj saj ishte ankuar German Construction Group një operator tjetër pjesëmarrës.
Në vendimin e publikuar gjatë së hënës, OSHP i jep të drejtë kompanisë ankuese German Construction Group. Ky organ ka gjetur se kompania e rekomanduar për kontratë nuk ka plotësuar kërkesat teknike të kërkuara sipas dosjes së tenderit raporton Gazeta Fjala.
“ Nuk ka plotësuar kërkesën lidhur me patenten e ekskluzivitetit për mënyrën e ngarkimit dhe shkarkimit të mbeturinave valide në territorin e Kosovës ashtu siç kërkohet në specifikimet teknike”, shkruan në këtë vendim.
Përfaqësuesi i autoritetit kontraktues komunës së Ferizajt, gjatë seancave shqyrtuese kish njoftuar se kjo ishte hera e tretë që ishte publikuar ky tender.
“Pasi që ishte anuluar edhe dy herë e që sipas komisionit vlerësuers të gjithë dokumentacioni I kërkuar dhe kriteret e parapara sipas dosjes së tenderit të dy OE I kanë plotësuar. Ato kritere janë kërkuar në dosjen bazë të tenderit. / Gazeta Fjala/