Ferid Agani përjashton gazetarët nga salla

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia e Drejtësisë, e prirë nga Ferid Agani, që pa kundërkandidat po synon edhe një mandat udhëheqës, ka hequr gazetarët nga salla, në momentin kur kanë nisur ndryshimet statutare.

Zyrtarët e partisë kanë larguar mediat, me arsyetimin se Kryesia ka vendosur që vetëm deri në këtë pikë të lejohet përcjellja e ngjarjes nga ana e medieve.

PD-ja është pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në, që bashkë me LDK-në kanë formuar qeverinë. Agani aty është ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferid-agani-perjashton-gazetaret-nga-salla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala