Ferati: Kuvendi nuk duhet të pres vendimin e Kushtetueses (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati në emisionin “Kontakt” ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të respektohet nga gjithsecili. Sipas Feratit nëse opozita nuk e respekton një gjë të tillë atëherë, qëllimi i tyre është krejtësisht tjetër. “Masa e pezullimit të marrëveshjes është një procedurë standarde e Gjykatës.

Meqë ajo nuk ka sjellë ndonjë vendim që prek esencën e materies, por është një procedurë e zakonshme që deri në vendimin e gjykatës nuk behën veprime në këtë drejtim dhe unë mendoj që Kuvendi duhet të vazhdoj punën normale”, ka thënë Ferati

Deputeti Ferati gjithashtu ka thënë se nëse opozita nuk e merr parasysh pezullimin e Gjykatës, qëllimet e tyre janë dytësore të cilat janë në raport me gjithë krizën që u shkaktuar deri tash.

“E pres me keqardhje informacionin që opozita ka thënë që nuk e marrin parasysh pezullimin e Gjykatës Kushtetuese, pra nuk është esenca të materia që po flasim, por mund të jetë të qëllimet dytësore të cilat mund të jenë në raport me gjithë krizën që u shkaktuar deri tash”, kështu është shprehur Ferati në emisionin “Kontakt”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferati-kuvendi-nuk-duhet-te-pres-vendimin-e-kushtetueses-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala