Ferati: “Duhet argumente për kundërshtimin e Speciales”

Ndodheni
Indeksonline / Lajme
09:15 / E mërkurë, 17 Qershor 2015
0 Komente
Ferati: Ata që kundërshtojnë Gjykatën Speciale të gjejnë argumente
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Sadri Ferati u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale që të gjejnë argumente, pasi sipas tij, fjalët se me këtë Gjykatë cenohet sovraniteti i Kosovës janë të papranueshme.
“Alternativa është kjo, ne thirremi në sovranitet dhe çka bëjmë. Thirremi në sovranitet dhe përplasemi me ata që kanë ndihmuar të na bëjnë sovranitetin. A do të thotë i ka rënë pishman Amerika që na ka bërë shtet që po do tash të na e marrë shtetin, edhe Evropa.
Unë i kisha thirrur ata kundërshtarë të votimit të japin argumente pak më të mira sesa ta masësh me sovranitet ose josovranitet. Ta masësh situatën në veri se na shkoi sovraniteti, ta masësh Gjykatën se na shkoi sovraniteti, ta masësh pse po vonohet votimi i FAK-ut me sovranitetin, po na 50 shtete t’i kishim paskemi pasur t’i humbim kështu. Nuk është kjo.”, tha Ferati në emisionin ‘Click’ në RTV21.
Ai tha se themelimi i kësaj Gjykate është i vështirë, por i domosdoshëm për të treguar pastërtinë e Kosovës./Indeksonline/