Ferat Shala: Zemra e rinisë së Drenasit rrah për PDK-në

Autori:Gazeta Fjala

Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se zemra e rinisë së Drenisit rrah për këtë parti.

Shala, ka shkruar se koha e PDK’së po vjen sepse rinia e Drenasit e ka vendosur këtë, shkruan Gazeta inFokus.

“Zemra e rinisë së Drenasit rrah për Partinë Demokratike të Kosovës. Rinia dhe Veteranët sot folën në Drenas: koha e PDK-së po vjen!”, ka shkruar Shala.

Ai, gjithashtu ka thënë se gjatë këtij takimi e kanë shpalosur edhe programin e PDK’së, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj

“Takime me plot demokratë entuziastë ku programin elektoral “Rimëkëmbje” e shpalosëm bashkë me kandidatin tonë për Kryeministër, z. Enver Hoxhaj. Hoxhaj mori sot në Drenicë mbëshetje të fuqishme për ta qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme. Sipas Kryeministrit të adhshëm, Kosova kurrë nuk mund t’ua kompensoj sakrificën me armë të djemve dhe vajzave të Drenicës”, u shpreh ai./Gazeta inFokus/

https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/posts/2932080633734086

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferat-shala-zemra-e-rinise-se-drenasit-rrah-per-pdk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala