Ferat Shala takon mësuesin e tij: Shkolla e Negrocit ishte çerdhe e shumë atdhetarëve

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka takuar mësuesin e tij, Pajazit Krasniqin.

Shala thotë se Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit.

Statusi i Shalës:

Një takim mallëngjyes me mësuesin tim, Pajazit Krasniqin.

Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë çerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-shës, të ’89-tës … dhe më në fund, luftës çlirimtare. Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me shembëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferat-shala-takon-mesuesin-e-tij-shkolla-e-negrocit-ishte-cerdhe-e-shume-atdhetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala