Ferat Shala takon djalin e heroit Halim Bajraktarit

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ferat Shala është takuar me djalin e heroit Halim Bajraktari.

Bajraktari, ka qenë luftëtar i Kosovës ndërsa emrin e tij e mban edhe i biri, shkruan Gazeta inFokus.

“Me Halim Bajraktarin e Ri. Halimi me krenari mban emrin e babait të tij, Heroit të Kosovës – Halim Bajraktarit. Nga shumë ushtarët që i kam njohur gjatë kohës së luftës, me shumë respekt e kujtojë Halim Bajraktarin nga Çikatova e Re. Para luftës Halimi ka qenë aktivist politik në Këshillin për Financim, kurse luftës iu bashkua në pranverë të vitit 1998, duke u bë pjesë e njësitit “Pëllumbi”. Halim Bajraktari shërbeu si një ushtar trim në beteja, kurse shembullor në përgjegjësi, derisa ra heroikisht më 18 prill të vitit 1999 në pozicionet te Shkëmbi i Gradinës. Bashkë me Halim Bajraktarin aty kanë rënë dëshmorë edhe Mentor Morina nga fshati Arllat dhe Ramadan Bytyçi nga fshati Gjergjaj”, ka shkruar ai.

Gjithashtu , Shala ka treguar se Halim Bajraktari i ri, është edhe  anëtar i kryesisë së PDK’së në Drenas.

“Halim Bajraktari i Ri, për shumëçka i ka ngjarë babait të tij. Është djalë me shumë dinjitet. Si anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Drenas, Halim Bajraktari kryen punë me përgjegjësi, me një qasje të lartë etike, njerëzore e kombëtare”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Ferat Shala garon me numrin 14 në listën e PDK’së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferat-shala-takon-djalin-e-heroit-halim-bajraktarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala