Ferat Shala takohet me djalin Heroit të Kosovës, Hafir Shala

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është takuar me djalin e heroit të Kosovës, Hafir Shala, shkruan Gazeta inFokus.

Shala,  ka thënë se babai i Gentrit Shalës ka qenë njëri ndër figurat historike të Kosovës.

“Me Gentrit Shalën – të birin i Heroit të Kosovës, Dr.Hafir Shala.

Dr. Hafiri është njëri prej figurave më të veçanta historike, i cili me sakrificën tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe qëndresës”, ka shkruar ai.

Shala  ka treguar se ai gjithmonë do të kujtohet si person shumë i dashur për shokët dhe për kauzën e lirisë.

“Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri çdo herë mbetet një Shpirt Njeriu … shumë i dashur dhe i përzemërt për shokët dhe për kauzën e lirisë. Si i burgosur politik dhe shok i hershëm i Fehmi Lladrovcit, Shaban Shalës, Idriz Hysenit … Dr. Hafiri qysh herët e kishte planifikuar luftën. Por ai me kohë e kishte bërë edhe llogaritë e fundit: se vet ai do të mund të ishte i pari që do ta paguante çmimin e lartë të lirisë”, ka thënë ai.

Shala, shtoi se ashtu si Hafir Shala edhe i biri i tij, Gentrit është person që kultivon një dashuri e respekt të jashtëzakonshëm për trashëgiminë atdhetare të babait të tij Hero.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferat-shala-takohet-me-djalin-heroit-te-kosoves-hafir-shala/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala