Ferat Shala: Njerëzit e suksesshem janë përkrahës të PDK’së

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati pëe deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, është shprehur se njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të kësaj partie.

Shala, gjithashtu ka shtuar se PDK i mbështet njerëzit e suksesshëm të Kosovës.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit që ka pasur me Agim Krasniqin.

“Takim i përzemërt me Agim Kastratin, ndërmarrësin e suksesshëm, dashamirësin dhe mbështetësin e jetës sonë sportive.

Agimi, po ashtu, është edhe njëri prej aktivistëve të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Drenicës.

Njerëzit e suksesshëm janë përkrahës të PDK-së, ashtu siç është edhe PDK-ja mbështetëse e njerëzve të suksesshëm të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Shala garon në listën e PDK’së me numrin 14./Gazeta inFokus/


Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ferat-shala-njerezit-e-suksesshem-jane-perkrahes-te-pdkse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala