Fëmijët nën 10 vjeç nuk duhet të posedojnë celular

Autori:Zekirja Shabani

Një anketë ka gjetur se shumica e prindërve besojnë se fëmijët nuk duhet të posedojnë celularë.

Fëmijët nën moshën dhjetë vjeçare nuk duhet të lejohen të përdorin një celular të mençur, besojnë shumica e prindërve në botë, sipas një sondazhi të ri.

Internet Matters, një organizatë jo-fitimprurëse që punon për ta mbajtur internetin të sigurt, zbuloi se 85 për qind e prindërve që kanë fëmijë në shkolla fillore kërkojnë që të zbatohet një kërkesë për moshën që duhet përdorur celulari.

Aktualisht, rreth 65% e fëmijëve të moshave mes 8 dhe 11 vjeçare posedojnë një celular të mençur. Newcastle në Angli është emëruar si “kryeqyteti i celularëve në Britani” – më shumë se 90% e fëmijëve të këtyre moshave e kanë një celular apo pajisje personale.

“Me një numër të madh të fëmijëve që posedojnë celular, prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm se kurrë për të shikuar atë çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet”, tha Carolyn Bunting, menaxher i përgjithshëm në Internet Matters, transmeton Lajmi.net.

Kjo organizatë mendon se prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre po i përdorin celularët për qëllime të mira, pasi që është ngritur një shqetësim i përgjithshëm se celularët dhe pajisjet e tjera po ndikojnë me të madhe në formimin e personalitetit të fëmijëve.

Anketa ishte bërë për arsye që prindërit të vetëdijesohen për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt në internet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/femijet-nen-10-vjec-nuk-duhet-te-posedojne-celular/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala