Fëmijët me deformime të shtyllës kurrizore, MASHT po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka thënë ministrit të arsimit, Arsim Bajrami se po neglizhojnë problemin e një numri të madh të fëmijëve, të cilët vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore për shkak të peshës së çantave.
Ai tha se MASHT po neglizhon këtë çështje tash e dy vite edhe pse ka statistika që tregojë për këtë problem të fëmijëve.
Haxhiu tha se sipas organizatave shëndetësore, pesha e çantave nuk guxon të kalojë 10 % e peshës së fëmijëve, do të thotë një fëmijë i moshës 13 vjeçare do të duhej të mbante një çantë me peshë 3 kg, kurse pesha e çantave të fëmijëve tonë është mbi 12 kg.