Fëmija një vjeçar torturohet në kopshtin “Pëllumbat e Paqes” në Pejë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, ditën e djeshme dyshohet se është keqtrajtuar një fëmijë i moshës një vjeçare. Në fakt, në trupin e këtij fëmije janë disa shenja, që duken se janë kafshime me dhëmbë. Familjarët e vajzës kanë ngritur dyshime për rastin e ndodhur dhe po kërkojnë sqarime nga drejtoresha e çerdhes Resmije Bujupi, e cila ka pranuar se rasti ka ndodhur në çerdhen që e drejton. Gazeta posedon fotot që tregojnë lëndimet që ka pasuar fëmija.

Elvira Jahaj nga Peja është tmerruar ditën e dejeshme kur e ka marrë vajzën e saj nga kopshti.

Ajo është befasuar nga shenjat që i ka parë në trupin e vajzës, të cilën e kishte lënë për vetëm dy orë në çerdhen publike “Pëllumbat e Paqes”.

Jahaj ka treguar për Express se krejt kjo i ka ndodhur vajzës së saj gjatë qëndrimit në këtë çerdhe.

“ Kjo ka qenë dita e parë që e kam çu çiken në ata kopsht. Nuk ka qëndruar as dy orë dhe i ka ndodh ajo. Më kanë thirr nga kopshti duke thënë se çika po qanë. Kam shku me marrë, dhe po sa kam shku në banesë e kam pa trupin e saj. Jam tmerruar në atë moment. I kam telefonuar drejtuesit e kopshtit dhe kam bisedu me ta. Nuk ka pas ndonjë sqarim”, ka treguar ajo.

Jahaj ka thënë se edhe gjatë ditës së sotme është duke u marrë me rastin.

“Sot isha në kopsht. I kam kërkuar edhe kamerat që të shohë si ka ndodh rasti. Deri tash nuk mi kanë ofruar pamjet. Tash nuk mund të them as unë se çfarë ka ndodh. Vetëm fotot e tregojnë pamjen mirë”, ka thënë ajo duke treguar se fëmijën e ka pasur për kontroll edhe të mjeku.

Kurse, drejtoresha e kopshtit “Pëllumbat e Paqes”, Resmije Bujupi ka thënë se me rastin janë duke u marrë seriozisht.

Ajo e ka pranuar se lëndimi i fëmijës ka ndodhur në kopshtin që ajo e drejton, po që sipas saj rastet e tilla nuk duhet të behën edhe shumë tragjike.

Bujupi ka treguar se janë duke e trajtuar rastin edhe në komisionin e kopshtit.

“ Jemi duke e trajtuar këtë rast. Po ashtu edhe komisioni i kopshtit është duke u marrë me të. Ne kemi biseduar edhe më prindërit e fëmijës. I kemi shpejtuar se si ka ndodh rast. Në pretendojmë se krejt shenjat në trupin e fëmijës janë nga kafshimi”, ka thënë ajo. Bujupi ka mohuar mundësinë që fëmijë të jetë torturuar nga mësuesit e kopshti. “ Nuk ka asnjë dyshim që fëmija të jetë torturuar nga kujdestarët e kopshti. Kjo s’ka asnjë mundësi të ndodh se s’ka asnjë arsyej të ndodh”, ka thënë Bujupi.

Bujupi ka bërë të ditur se do të merren masa edhe ndaj edukatoreve kësaj çerdhja.

Për këtë ka reaguar edhe Nazlie Balaj, nga Vetëvendosje e cila edhe ka kërkuar nga  nga organet e rendit publik, qe urgjent te zbardhin dhunën ndaj fe miut, te ftohen ne përgjegjësi personat e autorizuar ne ketë institucion publik për përkujdesjeve te fëmijëve.

“Sot në Pejë, gjegjësisht në çerdhen e fëmijëve” Pëllumbat e Paqes”, nene e merr fëmijën e saj ne ketë gjendje shikuese. Siguria dhe përkujdesja e fëmijëve ne institucione publike dhe private është shqetësuese. Kjo është pasoje e institucioneve te vendit te cilat nuk kontrollojnë çerdhet publike dhe lejojnë hapjen e çerdheve private sikur te ishin ato kioska. Kërkoj nga organet e rendit publik, qe urgjent te zbardhin dhunën ndaj fëmiut, te ftohen ne përgjegjësi personat e autorizuar ne ketë institucion publik për përkujdesjeve te fëmijëve”, shkruar Balaj./Gazeta Express/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/femija-nje-vjecar-torturohet-ne-kopshtin-pellumbat-e-paqes-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala