Fëmija lind me numrin 12 në ballë (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ai është vetëm një fëmijë i vogël, por ka një të veçantë në dallim me fëmijët e tjerë. Ka lindur me numrin 12 të “stampuar” në ballë”, gjë që ka krijuar habi tek mjekët. Hanru van Niekerk ka lindur në datën 11 nëntor, pra numri i tij nuk sinjifikon datën e lindjes dhe familjarët e të voglit, të cilët janë me origjinë nga Johannesburg, në Afrikën e Jugut, kanë thënë se nuk kanë asnjë ditë të veçantë më datë 12, në çdo aspekt të jetës së tyre.

“Vajza ime e madhe ishte e para që vuri re se ne ballin e nipit tim të vogël ishte numri 1 dhe 2”,- tha gjyshja Catherine Jooste për told Northcliff Melville Times. Gruaja 70-vjeçare shtoi se pasi u konsultuan me një mjek, edhe pse nuk dinë të japin një shpjegim të kësaj shenje, ata janë të sigurt që nga ajo nuk i vjen asnjë e keqe, nga ana shëndetësore.

Fëmija gëzon shëndet të plotë. Cilado që të jetë arsyeja e kësaj shenje, është e sigurt se Hanru van Niekerk do të jetë një person që do të bjerë në sy lehtësisht kur të rritet dhe do të duhet të japë një shpjegim për të gjithë personat e rinj që do të takojë në jetë, për shkak të kuriozitetit që shenja ngjall.

1

3

2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/femija-lind-me-numrin-12-ne-balle-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala