Faturat e “kripura” të KEDS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë konsumatorë po ankohen se KEDS-i u ka dërguar fatura të shtrenjta të energjisë elektrike për muajin tetor, pavarësisht përgjysmimit të shkallës së TVSH-së.

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka marrë vendim që TVSH-ja për rrymën të përgjysmohet nga 16 në 8 për qind, duke synuar që të lirohen paksa faturat e energjisë elektrike për konsumatorët. Megjithatë, konsumatorët e KEDS-it thonë se faturat e rrymës vazhdojë të jenë të larta, madje më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur TVSH-ja paguhej 16 për qind.

Ilmi Rakovica, qytetar nga Prishtina, thotë se faturat e rrymës janë të papërballueshme për xhepin e tyre, përderisa, sipas tij, ulja e TVSH-së as që është vërejtur. Rakovica i akuzon KEDS-in se me vendosjen e njehsorëve digjitalë vetëm po i plaçkit konsumatorët.

“Sot e bëra një ankesë. Fatura më ka ardhur 62 euro. Po mendoj se është paushall, pasi që e njëjta vlerë po më vjen gjithnjë. Para disa muajve kam kaluar edhe në shtëpi të re po prapë po vjen shumë shtrenjtë. Çmimi i rrymës nuk po ulet as me ulje të TVSH-së”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë këtij muaji ka kursyer rrymën duke pasur parasysh aplikimin e tarifave të dimrit. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/faturat-e-kripura-te-keds-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala