Fatos Klosi i përgjigjet Berishës për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Autori:Avdyl Pajaziti

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi, lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.

Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.

“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken janë dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje”, deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.

Ai i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Berishës lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, deklaroi Klosi për JavaNews.

Gjatë seancës së sotme, nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje pyetjes së bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Berisha ka deklaruar se nuk ia kishte dëgjuar kurrë emrin Remzi Hoxhës dhe për herë të parë për të i kishte treguar Adem Demaçi, ndërkohë që ka akuzuar direkt ish kreun e SHISH-it, Fatos Klosin për zhdukjen e dosjes së Hoxhës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatos-klosi-i-pergjigjet-berishes-per-zhdukjen-e-remzi-hoxhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala