Fatos Aliu: “Fraksionin + është e pa bazë dhe jo legjitime”

Autori:Avdyl Pajaziti

Fatos Aliu, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Fraksioni + (plus), nuk identifikohet më me këtë lëvizje , dhe kjo lëvizje për Fraksionin + është e pa bazë dhe jo legjitime
Sipas tij, vendimi për të krijuar një fraksion ka ardhur si pasojë e humbjes së së legjitimitetit që nga zgjedhjet e fundit të brendshme, nëpërmes një procesi të parregullt, nga një Këshill i Përgjithshëm me afat të skaduar.

Ai në një intervistë për Botapress, ka thënë se këtë ndarje nuk e kemi shkaktuar ne, po vetë udhëheqja e këtij subjekti.
Sipas tij, vendimi për të krijuar një fraksion ka ardhur si pasojë e humbjes së së legjitimitetit që nga zgjedhjet e fundit të brendshme, nëpërmes një procesi të parregullt, nga një Këshill i Përgjithshëm me afat të skaduar.

Ai ka thënë se këtë ndarje nuk e kemi shkaktuar ne, po vetë udhëheqja e këtij subjekti.

“Veprimet tashmë të njohura të diferencimit nga individë të strukturave drejtuese të kësaj lëvizje, kanë shkaktuar ndarjen e vetë bazës nga udhëheqja aktuale. Prandaj edhe Fraksioni + (plus) rishtas i formuar, e konsideron subjektin e quajtur Lëvizje Vetëvendosje si Fraksion – (minus), i shkëputur nga baza, dhe shkaktar të krijimit të Fraksionit + (plus)”, ka thënë Aliu.

I pyetur për synimin e Fraksion +, se a do ta dëmtojë VV-në, Aliu ka thënë se këto përgigje do të jepen në zhvillimet e ardhshme dhe se Fraksion +, do të zhvillojë reforma pozitive për Kosovën.

“ Se cili do të jetë fati i Fraksionit +, do të tregojnë zhvillimet e ardhshme. Parimin e Vetëvendosjes, si lëvizje e si parim në të mirë të Kosovës e kanë dëmtuar vetë drejtuesit e saj me veprimet që i theksuam më sipër, ndërsa rigrupimit politik aktualisht të quajtur Fraksion +, nuk i intereson të jetë më pjesë e kësaj lëvizje, as të merret me te në të ardhmen, por të zhvillojë reforma për rimëkëmbjen e vlerave burimore, në radhë të parë të dëshmohet si reformatore e ndryshimeve pozitive në vend, e jo vetëm zëdhënës i të drejtës për vetëvendosje. Se cila është gjendja aktuale këtë më së miri e kuptojnë shumica e qytetarëve të këtij vendi, dhe atyre nuk ka nevojë t’ju tregojmë gropën ku po shtyhen nga politikat e sotme, por për reforma që e parandalojnë rënien e mëtejmë të tyre në gropë”, ka përfunduar Aliu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatos-aliu-fraksionin-eshte-e-pa-baze-dhe-jo-legjitime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala