Faton Topalli: Pse gënjen Lutfi Haziri?

Deputeti i Lëvizjes Faton Topalli përmes Facebook ka përgënjeshtruar një deklaratë të Lutfi Hazirit të bërë në një emision të televizionit publik të Kosovës.
“Sapo degjova Lutfi Hazirin në RTK, njeriun që zbatoi decentralizimin, tek gënjen si unë gjoja kam qen kandidat i Partisë Socialiste në Zvicër. Kjo genjeshtër publike nuk është e vertetë. Përndryshe PS është partia e cila mbeshteti fuqimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Zvicra”, ka shkruar Topalli në Facebook, transmeton Gazeta Fjala.