Fatmir Sejdiu u takua me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë

Ish presidenti Fatmir Sejdiu pati sot një takim me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Ceke. Peter Drulák. Takimi u zhvillua në një mëngjes të për bashkët nëlokalet e Hotelit Swiss Diamond.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe sfidat e tanishme që i kavendi ynë.
Presidenti Sejdiufalenderoi Zv.Ministrin e Jashtëm z. Drulák për mbështetjen që Republika e Çekisë dhe Qeveria e saj i kanë dhënë Kosovës tash e sa vite. Presidenti Sejdiu çmoi lartë figurën e Presidentit Havel dhe rolin e tij që ka pasur në mbështetje të Kosovës dhe në procese globale.
Po kështu u bisedua për zhvillimet e përgjithshme edhe rajonale dhe për qasjen që ka Kosova që të jetë faktorë i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër u bisedua edhe për mardhëniet me Republikën e Serbisë dhe për gjithësisht për nevojën e shpejtimit të proceseve integruese të të gjithë vendeve të rajonit në BE.