Fatmir Sejdiu e quan bizar fjalorin e Isa Mustafës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish – presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emisionin “Politikë” në televizionin “Tribuna Channel”, e ka quajtur të papranushëm fjalorin që ka përdorur kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Sejdiu kafolur edhe për çështje të tjera dhe koalicionin PDK-LDK.

Madje, Sejdiu e ka quajtur si bizar fjalorin që ka përdorur Mustafa kohëve të fundit.

Një fjalor i tillë sipas tij nuk është i pranueshëm.

“Absolutisht nukmund të pajtohem me gjuhën që po përdor kryeministri i vendit… Nuk mund të etiketohen njerëzit me epitete të lloj-llojshme, krahasime bizare…”, tha Sejdiu.

Sejdiu ka deklaruar se sjellja e Isa Mustafës është e papranueshme që i shërben interesave të veçanta.

Ai  mendon se në këtë fazë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është shkaktuar dëm i madh.

Sipas tij, nëse do të mbaheshin zgjedhjet në vend, LDK do të mund të hynte komode.

Sejdiu, ka zbuluar se në momentin kur ka hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit, ishte kritikuar nga Isa Mustafa.

Sipas Sejdiut, është e çuditshme se si LDK është në koalicion me një parti që vazhdimisht ka thënë që kurrë nuk do të hyjnë në koalicion me partinë e Thaçit.

Sjediu mendon që për LDK-në do të ishte më mirë që të mbetet në opozitë se sa të hyjë në koalicion me PDK-në.

Ish – kryetari i Lidhjes Demokratike, tani kryetar nderi, mendon se marrëveshjet e arritura duhet të shikohen shumë mirë.

Ai ka thënë se duhet që të që me pikë e prejse të analizohen dhe të njoftohen edhe opinioni se cka po ndodhë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatmir-sejdiu-e-quan-bizar-fjalorin-e-isa-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala