Fatmir Sejdiu beson se Sllovakia shpejt do ta njohë Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot në një takim udhëheqësin e Zyrës së Republikës së Sllovakisë, L`ubomir Batάry, me të cilin bisedoi lidhur me zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me theks të veçantë u bisedua për marrëveshjen e Brukeslit, nevojën e ndërtimit të mardhënieve të mira fqinjësore edhe me Republikën e Serbisë si dhe shpejtimin e proceseve integruese për Kosovën.

Në këtë takim çmoi rolin e Sllovakisë si anëtare e rëndësishme e bashkimit Evropian, duke besuar po kështu se Sllovakia shum shpejt do ta njohë Republikën e Kosovës.

/Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatmir-sejdiu-beson-se-sllovakia-shpejt-do-ta-njohe-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala