Fatmir Limaj: Qeveria është hipokrite

Kryetari i Nismës për Kosovën e ka quajtur qeverinë hiporkite.
Postimi i plotë i Limajt në Facebook:
Të nderuar miq,
Koalicioni qeverisës po vazhdon të udhëhiqet me logjikën e arrogancës së numrave. Besoj të gjithëve ju kujtohet se këto ditë drejtuesit e koalicionit qeverisës ftonin që për rastin Jabllanoviq dhe për çështje tjera të zhvillohet dialog në Kuvend dhe jo përmes protestave.
Se ata nuk janë të sinqert dhe po bëjnë hipokrizi, tregon më së miri mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit, e cila në vend që seancen për interpelancë me Kryeministrin për çështjen Jabllanoviq të thirrur nga opozita ta mbaj nesër, pra një ditë para protestës që do t’i jepte mundësi të gjithëve të debatojmë për këtë çështje, kryesia e Kuvendit sot vendosi që seanca për interpelancë për ministrin Jabllanoviq të mbahet në ditën e enjte, një ditë pas protestës.
Kjo sjellje arrogante e koalicionit qeverisës edhe një herë tregon papërgjegjësi për gjendjen në vend, josinqeritet dhe hipokrizi.
F. L