Fatmir Limaj me vetëm 210 euro në llogari

Autori:Zekirja Shabani

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën nga viti i kaluar e deri më tani nuk ka ndryshuar shumë sa i përket pasurisë.  Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, ai ka gati gjysmë milioni euro pasuri të paluajtshme. Por llogaria e tij është zbrazur dukëshëm në krahasim me një vit më parë, transmeton Gazeta Fjala.

Ai si pasuri të paluajtshme e ka futur banesën 110 metra katrorë në Prishtinë në vlerë prej 80 mijë eurosh. Pastaj një banesë tjetër 68 metra katrore, si pasuri familjare nga viti 1981 në vlerë prej 70 mijë eurosh. Shtëpinë e banimit si pasuri familjare prej 300 metrash katrorë e ka vlerësuar në 250 mijë euro. Limaj e ka deklaruar edhe një tokë prej 13.10 hektarësh si pasuri familjare në vlerë prej 500 mijë eurosh.

Gjithashtu si pasuri të luajtshme, Limaj e ka deklaruar një veturë Audi të blerë në vitin 2012 në vlerë prej 30 mjë euro, transmeton Gazeta Fjala.

Ndërkaq, i pari i Nismës për dallim nga viti i kaluaar kur kishte deklaruar edhe 2.150 euro para të gatshme në Raiffeisen Bankë, tani ka vetëm ka vetëm 210 euro në llogari

Limaj edhe këtë vit ka deklaruar një kredi prej 40 mijë euro të marrë në vitin 2007 për rregullimin e shtëpisë ndërsa ka pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës 15.500 euro, derisa bashkëshortja e tij i merr 5.388 euro në vit nga puna në kompaninë e sigurimeve Sigal./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatmir-limaj-me-vetem-210-euro-ne-llogari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala