Fatmir Limaj me shokë akuzohet për krim të organizuar

Fatmir Limaj, akuzohet për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, në kohën sa ishte ministër i Transportit në Qeverisë e Kosovës. Bashkë me të Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza për rastin MTPTedhe për këshilltarin e tij Endrit Shala, ish shefin e prokurimit në këtë Ministri Nexhat Krasniqi, pronarin e Tali Copmany Florim Zuka si dhe Gani Zogajn.
“Kjo aktakuzë është ngritur nga ana e prokurorit pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar para pak qastesh nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
ë njoftimin Prokurorisë, thuhet se të “pandehurit akuzohen për Krim të Organizuar (Neni 274, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare (Neni 339, paragrafët 1 dhe 3 të KPK (të vjetër); në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje), Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike (Neni 236, paragrafi 1, nën paragrafi 5 dhe paragrafi 2 i KPK (të vjetër)), Marrje dhe Dhënie të Ryshfetit (Neni 344, paragrafi 1 i KPK (të vjetër); në lidhje me sektorin 117.1.a. dhe d. Të Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe Neni 343, paragrafi 2 i KPK (të vjetër) në lidhje me Nenin 23 të KPK (të vjetër) (në bashkëkryerje) në përputhje me rrethanat) dhe vepra të tjera penale”./Gazeta Fjala/