Fatmir Humolli merr degën e AAK-së në Podujevë

Autori:Gazeta Fjala

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Podujevë, ka mbajtur sot kuvendin e saj zgjedhor, ku pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues prej 30 anëtarëve, dega e Podujevës ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të saj, Fatmir Humolli.

Po ashtu dega e AAK-së në Podujevë zgjodhi forumet drejtuese të partisë edhe në Aleancën e Gruas dhe Aleancën e të Rinjve, bëhet me dije në një njoftim të AAK-së.

“Kuvendin e ka përshëndetur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj delegatëve të kuvendit ua ka përcjellë mirënjohjen për punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë Qendrore të AAK-së për punën, vizionin dhe përkushtimin e kësaj dege”, thuhet në njoftim.

Pas marrjes së besimit për të udhëhequr me degën, delegatët e Kuvendit i ka përshëndetur dhe falënderuar për besimin edhe kryetari i sapozgjedhur i kësaj dege Fatmir Humolli, i cili u zotua se do të vazhdoj me punë dhe përkushtim në forcimin e mëtejmë të Aleancës në Podujevë, si dhe adresimin e çështjeve jetike për këtë rajon, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fatmir-humolli-merr-degen-e-aak-se-ne-podujeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala