Fati i paqartë i përmendores së bashkim-vëllazërimit

Autori:Gazeta Fjala

“Përmendorja e revolucionit” në Prishtinë, e cila gjendet në sheshin aktual “Adem Jashari” të kryeqytetit që nga viti 1961, duhet të rrënohet vetëm për LDK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, në një deklarim për KTV-në ka thënë se mund të mbahet një referendum qytetar, teksa subjektet e tjera, shoqëria civile dhe arkitektë nuk janë për dy opsionet e mësipërme, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Mendoj se duhet të marrin vendim qytetarët e Prishtinës, pse jo edhe me referendum. Mirëpo, nëse është e mbrojtur nga Ministria a Qeveria si monument i trashëgimisë kulturore, mendoj se duhet të ruhet”, është deklarata e Ahmetit, i cili e ka vlerësuar si paradoks që sheshi e ka emrin “Adem Jashari”, kurse në të gjendet përmendorja e bashkim-vëllazërimit. “Kjo nuk shkon, ose duhet t’ia ndërrojmë emrin, ose duhet të ndërmarrim diçka”, ka thënë Ahmeti./Koha.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fati-i-paqarte-i-permendores-se-bashkim-vellazerimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala