Fasulja për vitalitet

Autori:Avdyl Pajaziti

Fasulja është një ndër ushqimet më të popullarizuara në botë, dhe këtë me arsye. Ky ushqim duhet të jetë pjesë e planit tuaj të humbjes në peshë.

Ja disa nga arsyet pse duhet ta konsumoni më shpesh.

Është e pasur me fibra

Fasulja është e pasur me fibra, të cilat ulin kolesterolin dhe përshpejtojnë procesin e tretjes. Në kombinim me ushqime, mund të jetë shumë e dobishme. Pra, nëse dëshironi të humbni në peshë, ta konsumoni një herë në javë.

Tretet ngadalë

Një nga shumë arsye pse duhet ta hani fasulen është se tretet ngadalë, që do të thotë se për një kohë të gjatë nuk do ta ndieni urinë. Gjatë kësaj kohe, fasulja do t’ju largojë nga ëmbëlsirat dhe ushqimet e grimcuara.

Përmban pak kalori

Fasulja ka vlerë të lartë ushqyese, e përmban shumë pak kalori. MST / E pasur me proteina Fasulja është burim i vlefshëm i proteinave cilësore, përmban shumë pak kalori dhe yndyrë, që do të thotë se është e shkëlqyeshme për belin tuaj. Shkaku i përmbajtjes, fasulja është ushqim që ju mbush me energji.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fasulja-per-vitalitet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala