Fasulja në majë, 2016-a shpallet viti i bishtajorëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka shpallur vitin 2016, Vitin Ndërkombëtar të Bishtajoreve. Në familjen e njohur si Familja e Leguminozeve apo bishtajoreve, bëjnë pjesë fasulet, thjerzat, bizelet, bathët, soja, qiqrat apo edhe kikirikët.

Në Piramidën e Ushqimit bishtajoret kanë aq vlera ushqimore sa futen në dy grupime; në grupin e mishit dhe bishtajoreve, për nga vlerat e proteinave, si edhe në grupin e perimeve.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) është institucioni që do të kujdeset për të lehtësuar zbatimin e Vitit të Bishtajoreve, në bashkëpunim me qeveritë, organizatat partnere, organizatat joqeveritare dhe të gjithë aktorët e tjerë që lidhen me këtë çështje

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fasulja-ne-maje-2016-a-shpallet-viti-i-bishtajoreve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala