Farsa jonë!

Autori:Gazeta Fjala

 

Flasim për vlera patriotike e na mungon patriotizmi si vlerë, flasim në emër të tjerëve e harrojmë individualizmin si pjesë e jona e pandashme. Flasim për shumë gjëra, pa e ditur arsyen reale se pse po flasim! Sot në botën virtuale rëndom kohës që jetojmë shohim shumë njerëz, të cilët e marrin bajrakin e tyre të flasin apo të shkruajnë në emër të shumicës, pa e pasur idenë se çfarë duan të arrijnë nga kjo gjë. Puna më e lehtë është sot të shitësh moral publik, e vet të jesh i pa moralshëm dhe i pa ndërgjegjshëm si qenie njerëzore!

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka arritur që përveç njerëzve të ditur t’i avancoj edhe injorantët, të cilët me injorancën e tyre marrin në qaf një pjesë të njerëzve të cilët me kapacitetin e tyre që e kanë i marrin gjërat shabllon pa i analizuar fare në detaje. Përveç kësaj neve si shoqëri në tranzicion na mundon edhe një ves i keq që para përgjegjësisë individuale, ne merremi me atë kolektive dhe si pasojë e kësaj hallka jonë shoqërore nuk ndërtohet në parametrat e dëshiruar përkatës.

Ta luash gardianin e shoqërisë nuk është ndonjë punë shumë e vështirë në infrastrukturën e tanishme, po të jesh vet i tillë është një barrë shumë madhe për ata që arrijnë ta kuptojnë këtë gjë. Mendimet tona në këto rrethana kohore shpërfaqën pa ndonjë filtër real, sepse çdokush ka mundësi të shkruaj rreth një problemi apo teme të caktuar.

Në analogjinë time bërë kësaj dukurie, është se në emër të lirisë së shprehjes abuzohet tepër e mos të them që nganjëherë edhe teprohet.

Për t’iu qasur një teme si pikë e parë është se duhet të kemi njohuri mbi temën që e trajtojmë, së dyti duhet të jemi sa më argumentues në parashtrimin e fakteve dhe jo sipas tekeve tona të shkruajmë. Së treti duhet të futemi në botën e lexuesit se si mirëpritet shtjellimi ynë, sepse çdo keqkuptim apo devijim i asaj se çfarë ne kemi menduar nëpërmjet shkrimit mund të ketë pasoja të pa riparueshme tek masa e gjerë.

Si rezyme e kësaj se çka u parashtrua më lartë konkludojmë se sfida ma e madhe sot për sot është ta luftojmë injorancën e thellë që e ka përfshirë në masë të madhe botën virtuale. Të jemi pishtarë të denjë të dijës dhe luftëtarë rezistent të injorancës. Mos të lejojmë që çdokush të bëhet modeli ynë që duhet pasuar verbërisht, sepse vetëm në këtë mënyrë ne i shpëtojmë injorancës dhe i themi stop asaj!

P.S: Stop injorancës, vazhdojmë…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/farsa-jone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala