FARK-ut s’i njihet lufta

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës, shteti i Kosovës nuk po i njeh si veteranë të UÇK-së, pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Ata që dikur u kanë prirë brigadave të para të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) nën udhëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, sot akuzojnë ashpër shtetin e Kosovës, se po fsheh kontributin e tyre duke mos i njohur si luftëtarë të UÇK-së.

Ata thonë se mbajtën emblemën e UÇK-së, sikurse mijëra të tjerë në gjithë Kosovën, por po fshihen nga historia e re e Kosovës.

Ish-luftëtarët e FARK-ut ankohen se Komisioni qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së nuk po i trajton si të barabartë me pjesëtarët e tjerë të kësaj ushtrie/Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fark-ut-si-njihet-lufta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala