Fansat e Messit kërkojnë djalin që ka të veshur këtë bluzë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një fotografi në rrjetet sociale është shpërndarë mijëra herë, ku shihet një djalë i vogël që e ka të veshur një qese të plastikës ku pas i shkruan “Messi 10”.

Kjo fotografi për herë të parë është shfaqur në një faqe të fansave në Turqi, dhe mësohet se është një djalosh nga Iraku, mirëpo shumë shpejt është shpërndarë në shtetet evropiane me të vetmen kërkesë: që të gjendet djaloshi për t’ia dhuruar një bluzë të vërtetë.

Fansat e Messit, po shpresojnë që futbollisti më i mirë në botë do të mund të bëjë diçka për fansin e tij të vogël.

Kërkimet për të ende janë duke vazhduar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/fansat-e-messit-kerkojne-djalin-qe-ka-te-veshur-kete-bluze-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala