Familjarët e viktimave të pakënaqur me dënimin e Ivanoviqit

Autori:Avdyl Pajaziti

Familjarët e viktimave shprehen të pakënaqur për dënimin me 9 vite burg të Oliver Ivanoniçit

Ishte pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku nëpër shtëpitë e tyre, u pushkatuan 49 shqiptarë civil, pa dallim moshe e gjinie. Por, “peshorja” e Gjykatës Themelore në Mitrovicë nuk i dha Oliver Ivanoviçit, më shumë se 9 vite burg.

Ky dënim u kontestua, nga familjarët e viktimave dhe të dëbuarve nga Mitrovica veriore në shkurt të vitit 2000, por edhe shumë njerëzve të cilët u përballën nga afër me krimet e shkaktuara nga Ivanoviç.

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e dhe Liritë e Njeriut në Mitrovicë, Halit Barani nuk është pajtuar me dënimin prej 9 vitesh burgim të liderit të Iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviq, nën akuzën për veprën penale krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000. /BotaSot

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/familjaret-e-viktimave-te-pakenaqur-me-denimin-e-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala