Familja nga Ferizaj, ftesë publike qytetarëve për dasmë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një familje fton gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në dasmë dhe të shijojnë ‘spektaklin’.

Në këtë sezon të dasmave, kur të gjithëve i vjen rasti të shkojë në ndonjë aheng në familje apo shoqëri, askush në të vërtetë nuk ka kohë të interesohet për dasmat e huaja.

Por, një familje nga Ferizaj ka vendosur që t’i bëjë ftesë publike gjithë qytetarëve për të parë ‘spektaklin’ që do të zhvillohet gjatë një ceremonie të dasmës, transmeton Lajmi.net.

Madje, nusja do vie me helikopter dhe kjo gjë sikur do i bëjë qytetarët edhe më kureshtarë për të qenë të pranishëm në këtë ‘spektakël dasmor’.

Ftesa është vendosur në një reklamë të madhe në rrugët e qytetit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/familja-nga-ferizaj-ftese-publike-qytetareve-per-dasme-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala