Familja e të plagosurit në Drenas: Policia shtiu me armë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Drenas sot gjatë ditës është plagosur Fadil Shishani. Ngjarja ndodhi kur në derën e familjes Shishani trokitën policët dhe zyrtarët e gjykatës për ta ekzekutuar vendimin që banesa t’i lirohet familjes Buzhala.

Se kush në kënd shtiu i pari ende nuk dihet, por Fadil Shishani u dërgua në mjekim intensiv, derisa policia e prangosi të birin e tij, Shkëmbin.

Familjarët e këtyre të dyve thonë se ishte policia ajo që shtiu me armë, transmeton Klan Kosova.

Policia në raportin e saj për rastin pohon se u paraqit në vendin e ngjarjes tek pasi u raportua për të plagosur.

Por, forcat e rendit akuzohen se nuk vepruan si duhet, përderisa nuk e siguruan vendin.

Familja Shishani këmbëngul se banesa i takon asaj derisa ta gjejë një zgjidhje banimi, kurse të drejtën për këtë ia dha Komuna e Drenasit. /Klan Kosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/familja-e-te-plagosurit-ne-drenas-policia-shtiu-me-arme-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala