Familja e shet vajzën në Kosovë për 6 mijë euro

Autori:Zekirja Shabani

Të martohesh pa dëshirë është diçka që e dëgjojmë shumë shpesh, por të të shesë familja kundrejt një shume tek ai që presupozohet se do të jetë bashkëshorti yt, rrallë mund të dëgjohet. Kjo i ka ndodhur një vajze shqiptare nga Shkodra, majde dy herë radhazi.

Kjo histori e dhimbshme është publikuar nga Radio Televizioni i Kosovës, duke zgjedhur që identitetin e vajzës ta mbajë të fshehtë.

Ai u martua kundrejt pagesës në Kosovë, martesë nga e cila familja e saj përfitoi 1 mijë euro.

Kjo martesë nuk zgjati shumë dhe ajo tashmë është divorcuar, por pavarësisht dramës fati ia ka zbutur dhimbjen vajzës duke i dhuruar një djalë, 6-vjeç, i cili jeton më të.

Ajo, 20 vjet të saj i kaloi në një fshat të rrethit të Shkodrës. Por kur asaj i erdhi koha të zgjedh për fatin e jetës, këtë nuk ia lanë familja. Ishin të afërmit ata që vendosën dhe përcaktuan të ardhmen e saj, duke e detyruar këtë shkodrane të martohet pa dëshirë.

Pas përfundimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të saj nga familjarët e vet, familjarët i gjejnë sërish një vend për ta shitur. Këtë herë familjarët e kishin “rritur pazarin”, duke fituar 6 mijë euro.

Pavarësisht të gjithave, e reja thotë se ndihet e lumtur që jeton me djalin e saj, ndërsa për familjen thotë se nuk do t’i falë kurrë./Shekulli/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/familja-e-shet-vajzen-ne-kosove-per-6-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala