Falsifikatori i MPB-së, menaxher në Ujësjellësin “Prishtina”

Autori:Gazeta Fjala

Ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që funksionon në kuadër të MPB-së, Islam Caka, ishte shpallur falsifikator në vitin 2013 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas dënimit, MPB-ja e kishte vënë një kohë në pozitën e drejtorit në Departamentin e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, e më pas e ka caktuar si koordinator të Njësisë për Monitorim dhe Evoluim të Strategjive Nacionale.

Caka ishte suspenduar për dy vjet nga puna e tij, por në këtë periudhë kishte marrë pagë të rregullt. Keqmenaxhimi, mosrespektimi i ligjit dhe shkeljet e parimeve të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës nuk kanë dalë të jenë pengesë për Islam Cakën, që vitin e kaluar të zgjidhet menaxher i Administratës në Ujësjellësin “Prishtina”, transmeton Gazeta Blic.

Në vitin 2009, me një vendim nr. 409/2009, ishte transferuar nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka punuar deri më datën 30.06.2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falsifikatori-i-mpb-se-menaxher-ne-ujesjellesin-prishtina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala