Falja e borxheve, shkelen rastet sociale

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve të kompanive publike nuk po ia shohin “hairin” mbi 25 mijë familje, që llogaritet se janë në asistencë sociale.

Për të përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve deri në fund të vitit 2008 konsumatorët duhet ta paguajnë borxhin ose të lidhin kontratë me institucionet për pagesë, prej vitit 2009 e këndej.
Mirëpo, një pagesë të tillë nuk mund ta bëjnë edhe familjet nën asistencë sociale, me ç’rast nuk po përfitojnë nga falja e borxheve deri në fund të vitit 2008.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Avdullah Hoti, kur kishte njoftuar për vendimin e ekzekutivit për faljen e borxheve kishte deklaruar se përfituesit më të mëdhenj nga vendimi për faljen e borxheve do të jenë qytetarët, të cilët kanë kushte më të rënda ekonomike, ndonëse ligji që ka filluar të zbatohet nuk ka paraparë kurrfarë lehtësire për rastet sociale, të cilët duhet t’i nënshtrohen ligjit në mënyrë të barabartë sikurse personat që kanë gjendje më të mirë ekonomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falja-e-borxheve-shkelen-rastet-sociale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala