Falja e borxheve dekurajon paguesit e rregullt

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur qytetarët e rregullt në pagesa të detyrimeve shohin se të tjerët, që nuk paguajnë po amnistohen, sigurisht se edhe ata do të ngurrojnë që në të ardhmen të paguajnë siç kanë paguar, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë

Zyrtarët e Zyrës për Informim të MF-së së njoftuan se Ligji për faljen e borxheve pritet që të miratohet së shpejti nga Qeveria dhe në momentin e miratimit të tij do të mësohet se kush do të përfitojnë nga këto falje.

Ndërkohë analistët e ekonomisë dhe njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se vendimi për falen e borxheve është një qasje shumë e gabuar e Qeverisë. Sipas tyre, falja e borxheve krijon ndjenjën e pabarazisë në komunitet.

Financieri Xhevat Meha tha se Qeveria me këtë vendim më tepër e ka prishur procesin e pagesës së borxheve se sa që e ka ndihmuar. \”Nuk ka diku në botë që falet borxhi kryesor\”, tha ai. /Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falja-e-borxheve-dekurajon-paguesit-e-rregullt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala