Falja 680 milionëshe e borxheve

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës më në fund ka bërë publike shifrën përfundimtare të faljes së borxheve për qytetarët dhe bizneset deri më 31 dhjetor 2008.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se 680 milionë euro është vlera e borxheve që do t’u falën qytetarëve dhe bizneseve deri më 31 dhjetor 2008.

Kabineti qeveritar sot ka shqyrtuar projektligjin për faljen e borxheve.

Ministri Avdullah Hoti ka thënë se sipas këtij ligji do të paguhet çdo borxh ndaj institucioneve shtetërore. Projektligji sipas tij, parasheh qe përfitues të jenë personat fizik dhe juridik.
Ai ka thënë se përveç borxheve falen edhe ndëshkimet dhe borxhet për mos pagesë të shërbimeve të ndryshme.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është shumë më rendësi miratimi i këtij projektligji, i cili ka të bëjë më mirëqenien e qytetarëve por edhe disiplinimit të qytetarëve për përmbushjen e obligimeve ndaj kompanive publike.

Në këtë mbledhje, po ashtu zëvendëskryeministri, Kujtim Shala ka paraqitur para kabinetit qeveritar, shqyrtimin e propozim vendimit për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim. Kjo strategji sipas tij, përbehet nga tre faza kryesore.

Shala tha se miratimi i kësaj përgatitje është më shumë rendësi dhe duhet të miratohet në muajin shtator. /ORAinfo/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falja-680-milioneshe-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala