Falimentuan 23 biznese kosovare

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë vitit të kaluar 23 biznese nga Kosova kanë mbyllur aktivitetin e tyre në Shqipëri. Nga 253 kompani që ishin në vitin 2013, në fund të vitit që shkoi rezultuan 230. INSTAT pohon se 9, për qind e bizneseve kosovare  që ushtronin aktivitet në vendin brenda kufijve zyrtare të Shqipërisë janë mbyllur.

Ky fakt rezulton të jetë një tregues i qartë se, marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë të tensionuara. Konflikti nuk është vetëm në portat hyrëse, të cilat janë pjesa më e dukshme ku shtetet e të njëjtit komb janë përfshirë në konflikte reciproke të ashpra tregtare.

Por duket se, konflikti me bizneset është në të njëjtat nivele si bllokadat doganore. Kosovarët e kanë më të vështirë të mbijetojnë në tregun tonë në krahasim me italianet, greket dhe turqit, bizneset e të cilave kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj janë më së shumti  italianë. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë- pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues.

Në vitin 2014 numri i ndërmarrjeve të huaja arriti në 5245, ku 43 për qind prej tyre ishin italiane, 12 për qind ishin greke, 8 për qind turke, 5 % kosovare dhe pjesa tjetër, prej 32 % nga vende të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/falimentuan-23-biznese-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala